• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Info+

Ndihmohen 261 fermerë me foli plastike për serra familjare

Redaksia 2LONLINE 7 Maj, 2021 3 min
 Ndihmohen 261 fermerë me foli plastike për serra familjare

Komuna e Gjilanit ka bërë sot shpërndarjen e folisë plastike për serra familjare dhe përfitues në këtë projekt janë 261 familje me një vlerë totale prej rreth 12 mijë euro.

Në këtë aktivitet i pranishëm ishte edhe nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, i cili ka theksuar se projektet në bujqësi janë një mbështetje direkte e fermerëve e veçanërisht projektet e vogla sikur ky i sotmi.

“Drejtoria e Bujqësisë vazhdimisht është në krye të detyrës dhe gjithmonë përmbushë planifikimin që e bën. Projekte të tilla do të ketë në vazhdimësi dhe mbështetja do të jetë e ndarë në faza të ndryshme, varësisht nga kulturat bujqësore dhe aktivitetet. Fermerët janë djersa e zhvillimit të vendit tonë, sepse pa ta sofra në familjet tona do të ishte e mangët në aspektin e prodhimeve vendore”, ka thënë mes tjerash Ismajli.

Nga ana e tij drejtori i Bujqësisë, Ramiz Ramadani, ka potencuar detajet e këtij projekti dhe njëkohësisht ka njoftuar se të gjithë fermerët që kanë plotësuar kushtet janë përzgjedhur në këtë projekt.

“Kemi 261 përfitues të këtij projekti me foli prastike. Kjo ndihmon fermerët e vegjël që të sigurojnë prodhime për familjet e tyre. Është me shumë rëndësi që mbështetja do të jetë e vazhdueshme gjatë 12 muajve të vitit.  Pas mbjelljeve pranverore dhe investimeve në projekte të ndryshme ne kemi këtë projekt të vogël dhe gjatë muajve në vijim Drejtoria ka planifikuar edhe projekte të tjera që kanë qëllim zhvillimin e bujqësisë. Të sigurojmë kushte optimale dhe të krijojmë mundësi për punë, janë angazhimet tona kryesore karshi zhvillimit të bujkut dhe bujqësisë”, ka thënë mes tjerash drejtori Ramadani. /2LONLINE.com/

Etiketa:aktuale Drejtoria e Bujqësisë fermerë foli plastike Gjilan
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Nacionale

Presidentja Osmani dekoron me Medaljen Presidenciale Ushtarake trupat paqeruajtëse sllovene në kuadër

4 Korrik, 2022
Sport

Ja ku mund t’i gjeni dhe sa kushton bileta për ndeshjen SC

4 Korrik, 2022
Policia

IPK rekomandon suspendimin e tre zyrtarëve policorë

4 Korrik, 2022
Art/Kult

PLEPISHTA E FËMIJËRISË

4 Korrik, 2022
Lajme të ngjashme

Fushata e korrje-shirjeve në Gjilan do të fillojë më 10 korrik

4 Korrik, 2022

Policia: Goditet grupi kriminal, arrestohen tetë të dyshuar për përfshirje në krim të organizuar

4 Korrik, 2022

Arrestohen për “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’’ dhe “Posedim i narkotikëve’’

4 Korrik, 2022

Parashikimi i motit për pesë ditë

4 Korrik, 2022

Një orë pune në Kosovë duhet të jetë minimumi 5€

3 Korrik, 2022

Kryeministri Kurti: Historia e Familjes Jashari duhet të rrëfehet ashtu siç e meriton, me dinjitet dhe me krenari

2 Korrik, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com