DYLON

Kurti: Parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave e kemi prioritet qeveritar

Kurti: Parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave e kemi prioritet qeveritar
Avatar photo Redaksia

Parandalimin dhe luftimin e dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës në baza gjinore e kemi përcaktuar si prioritet qeveritar, ka thënë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në tryezën e organizuar në shënim të 10-vjetorit të Këshillit të Evropës për Parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, e njohur si Konventa e Stambollit.

Kryeministri Kurti ka thënë se Qeveria do të angazhohet maksimalisht për të zbatuar në përpikëri hapat e masat që kërkohen prej saj dhe se do të marrë përsipër obligimet që parasheh Konventa.

EkoHigjiena

“Gama e shtypjes që bie mbi gratë peshon shumë, e merr ngjyrime të ndryshme në varësi edhe të identiteteve të tjera, përveç atyre gjinore. Dhe, një lloj dhune, cilido lloj dhune, që nuk problematizohet në fillim, rritet e zgjerohet me kohën, duke e vështirësuar zgjidhjen dhe drejtësinë. Por, detyra jonë si shoqëri e veçanërisht për ne si Qeveri është që të ndërhyjmë aty ku ka më së shumti nevojë”, ka thënë kryeministri Kurti.

Në tryezën e organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore/Zyra e Kryeministrit dhe Zyra e Këshillit të Evropës në Prishtinë morën pjesë edhe: Presidentja Vjosa Osmani, Frank Power, Shefi i Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Joern Rohde, ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Michael Davenport, Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Edi Gusia, udhëheqëse e Agjencisë për Barazi Gjinore, në Zyrën e Kryeministrit.

E hapur për nënshkrim në maj 2011, Konventa e Këshillit të Evropës për Parandalimin dhe Luftimin e Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje (Konventa e Stambollit) është traktati më i avancuar ndërkombëtar për të trajtuar këtë shkelje serioze të të drejtave të njeriut. Kjo konventë është përfshirë vitin e kaluar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.