Drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë në Gjilan, Ramiz Ramadani, ka paralajmëruar se janë në prag të realizimit të projektit për furnizimin me mekanizëm punues, të bujqve në Komunën e Gjilanit.
Drejtori Ramadani, theksoi se po bëjnë vlerësimin e aplikuesve – bujqve, të cilët kanë aplikuar për këtë mekanizm që parashihet të shpërndarhet.
“Në kuadër të mekanizmit punues, me të cilat do të furnizohen bujqit e fermerët do të shpërndahen spërkatës, kosa dhe të tjera, varësisht ku kemi parë nevojë, por ku edhe ka pas kërkesa nga ana e bujqve. Nga ky projekt do të përfitojnë 100 bujq dhe projekti kushton afër 60 mijë euro”, ka thënë drejtori Ramadani.
Drejtori i Bujqësisë, Ramiz Ramadani, ka potencuar se nga projekte të tilla tash e 4 vite janë ndihmuar mbi 400 fermerë dhe beson që projekti për furnizimin e bujqve me mjete të reja të punës do vazhdojë edhe në 4 vitet e ardhshme, pasi është e rëndësishme për veprimtaritë e tyre të përditshme dhe kultivimin e mirëmbajtjen e të mirave bujqësore.
/Elife Sherifi/