DYLON

Ministri Berisha në Konferencën “SHBA-Karta e Adriatikut-A5”

Ministri Berisha në Konferencën “SHBA-Karta e Adriatikut-A5”
Avatar photo Redaksia

Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK), Rrustem Berisha, me ftesë të ministres së Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë, znj. Radmila Shekerinska – Jankovska po merr pjesë në punimet e Konferencës “SHBA-Karta e Adriatikut”, në Ohër të Republikës së Maqedonisë.

Ministri Berisha do ta paraqes ekspozenë e tij në seancën plenare si dhe pritet të zhvillojë takime bilaterale me homologët pjesëmarrës në Konferencë.

Konferenca e ministrave të mbrojtjes të shteteve pjesëmarrëse në kuadër të Kartës së Adriatikut është me rëndësi të veçantë dhe ministrat e Mbrojtjes të shteteve pjesëmarrëse, bashkërisht analizojnë sfidat e fushës së sigurisë dhe të mbrojtjes të përpiqen të gjejnë mënyra me të cilat mund t’i zbusim ato me përpjekje të përbashkëta.

EkoHigjiena

Konferenca e Ministrave të Mbrojtjes shërben si platformë për shkëmbimin e përvojave dhe ekspertizave përmes së cilave ministrat të gjejnë mënyrat për të zgjeruar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë.

Konferenca e ministrave të Mbrojtjes gjithashtu paraqet një mundësi për ritheksimin e vendosmërisë së shteteve pjesëmarrëse për forcimin e sigurisë dhe stabilitetin rajonal dhe harmonizimin në perspektiven sa i përket prioriteteve të sigurisë në rajon. ​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.