DYLON

Zeka: Është bërë një punë shumë e mirë në draft hartimin e strategjisë

Zeka: Është bërë një punë shumë e mirë në draft hartimin e strategjisë
Avatar photo Redaksia

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt takimi i grupit punues i Strategjisë Kombëtare për Riintegrimin e Qëndrueshëm të Personave të Riatdhesuar 2018-2022 dhe Planin i Veprimit 2018 – 2020. Ky takim u hap nga zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, njëherit Koordinator Kombëtar për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar, z. Izmi Zeka.

Zëvendësministri Zeka me këtë rast theksoi se nga Departamenti për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar dhe nga grupi punues është bërë një punë shumë e mirë në draft hartimin e strategjisë, ndërsa tashmë priten të kalohen edhe fazat tjera procedurale për miratim në Qeveri.

“Riintegrimi i personave të riatdhesuar ka qenë një sfidë shumë e madhe për MPB-në dhe për shtetin e Kosovës në përgjithësi të cilat kanë dalë edhe si kritere për zbatim. Është bërë jashtëzakonisht një punë e madhe në këtë drejtim, në dalje në ndihmë të personave të kthyer në Kosovë”, theskoi zëvendësministri Zeka.

EkoHigjiena

Koordinatori Kombëtar për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar, z. Izmi Zeka theksoi se do të kërkohet nga të gjithë aktetët që në fundit të vitit kalendarik do të bëjnë një rikapitulim i të gjitha aktiviteteve në mënyrë që të kemi të qartë progresin që është arritur në zbatim të aktiviteteve të strategjisë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.