Nxënësit e klasave të katërta të shkollës fillore të Mesme të Ultë “Metush Krasniqi” nga Rogana e komunës së Dardanës (Kamenicës) vizituan Muzeun Rajonal të Gjilanit.
Ismet Tafili nga QRTK e Gjilanit thotë se në radhë si në shkollë, ata hynë brenda në muze me kureshtjen për të mësuar e dëgjuar për artefaktet që janë të ekspozuara në muze.
Këta nxënës shoqëroheshin nga arsimtarët: Selami Kalllaba, Belgizare Kryeziu, Lirije Kryeziu, Emine Thaçi dhe Afërdita Rrudhani.
Stafi i QRTK-së i priti ngrohtësisht, derisa zyrtari Ismet Tafili i njoftoi me artefaktet që janë të ekspozuara dhe që ruhen në objektin e muzeut rajonal të Gjilanit nga fusha arkeologjike dhe nga fusha etnologjike.
“Nxënësit edhe pse ishin të klasave të katërta ishin mjaft të interesuar të mësojnë për vlerat e trashëgimisë të krijuara paraardhësit e tyre, njëherësh ata edhe shtronin pyetje të ndryshme për artefaktet, rolin e përdorimin e tyre”, ka bërë të ditur Tafili.
Sipas tij, ata e llogaritën këtë vizitë si një nga orët më të mira mësimore, krahas mësimeve që zhvillojnë në shkollën e tyre.