DYLON

QRTK, Gjilan: Asetet në Mbrojtje të Përhershme

QRTK, Gjilan: Asetet në Mbrojtje të Përhershme
Avatar photo Redaksia

Arton Hoxha, Drejtor – /QRTK, Gjilan/

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Gjilan ka bërë një punë të rëndësishme në fushën e trashëgimisë  gjatë vitit 2022- 2023. Ka përplotësuar të dhënat e kërkuara duke përgatitur 12 dosje për Mbrojtje të Përhershme, ku 10 prej tyre janë nga Rajoni i Gjilanit dhe 2 nga Rajoni i Ferizajt:

EkoHigjiena
  1. Atik Xhamia –  Gjilan
  2. Shkolla e muzikës në Gjilan (ish saraji i Mustafë Pashës) – Gjilan
  3. Shtëpia e Zekirja Abdullahut – Gjilan
  4. Shtepia e Muhamer Shabanit – Perlepnice
  5. Objekti i ish depos ushtarake turke – Gjilan
  6. Objekti i Kajmekamllakut –  Gjilan
  7. Kisha e Shën Anës në Dunav – Gjilan
  8. Shtëpia e Haxhi Ahmetit – Viti
  9. Teqja e Sheh Zenel Abedinit – Kamenice
  10. Kisha e Shëndrrimit në Pasjan
  11. Xhamia e Sinan Pashës – Kacanik
  12. Kompleksi Kisha dhe Xhamia – Ferizaj

Qendra jonë ka përgatitur dosjet e objekteve kulturore sipas kritereve të formularit të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi.

Dosjet e tilla, më pas janë dorëzuar në Komisionin e Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Përhershme. Dhe pas shqyrtimit të materialit të dorëzuar është konstatuar se dokumentacioni plotëson kriteret e përcaktuara dhe të njëjtat dosje i janë dorëzuar MKRS-së dhe Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore.

Pas shqyrtimit të dosjeve, Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore ka vendosur që gjatë vitit 2022 të marrë në Mbrojtje të Përhershme dy asete nga Rajoni i Gjilanit: Atik Xhaminë dhe Shkollën e Muzikës, sot objekti i Muzeut etnologjik, po ashtu ne fillim te vitit 2023 ka marr në mbrojte Shtepia e Muhamer Shabanit – Perlepnice.

Ndërsa tani listës i shtohen edhe 9 asete te marra ne mbrojte nga Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore asete  të propozuara nga Qendra jonë si:

1.         Objekti i ish depos ushtarake turke – Gjilan

2.         Objekti i Kajmekamllakut –  Gjilan

3.         Shtëpia e Zekirja Abdullahut – Gjilan

4.         Kisha e Shën Anës në Dunav – Gjilan

5.         Shtëpia e Haxhi Ahmetit – Viti

6.         Teqja e Sheh Zenel Abedinit – Kamenice

7.         Kisha e Shëndrrimit në Pasjan

8.         Xhamia e Sinan Pashës – Kacanik

9.         Kompleksi Kisha dhe Xhamia – Ferizaj

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.