Pas një pritje të gjatë dhe mes shumë paqartësive më në fund është vendosur që t’i rikthehemi futbollit, një vendim i vonuar për shkak të kohës që klubet do të kenë në dispozicion për t’u përgatitur por i mirëseardhur, thuhet në një njoftim të klubit të futbollit Drita.
Mëngjesin e së hënës në një takim mes krerëve të FFK-së dhe Ministrisë së Shëndetsisë, është dakorduar që të lejohet fillimi me stërvitje kolektive, në mënyrë që të rifilloj kampionati nga muaji Qershor.
Gjithashtu gjatë të njëjtës ditë edhe Komiteti Ekzekutiv i FFK-së ka vendosur datën e vazhdimit të kampionatit e cila do të jetë 7 qershori dhe do të përfundojë në fund të muajit korrik, por pa dhenë më shumë detaje.
Ndeshjet do të zhvillohen pa praninë e shikuesve dhe me protokolle të detajuara siç edhe është udhëzuar nga FFK-ja dhe MSH-ja.
Nga dita e sotme edhe klubi jonë do të grumbullohet për herë të parë pas më shumë se dy muajsh, por jo i kompletuar. Një pjesë e lojtarëve do të bashkëngjiten ditët në vijim. thuhet në fund të njoftimit zyrtar të klubit të futbollit Drita nga Gjilani.