DYLON

Kryetari i Vitisë ndjehet i lumtur që kjo komunë nuk po ka raste të reja me të infektuar

Kryetari i Vitisë ndjehet i lumtur që kjo komunë nuk po ka raste të reja me të infektuar
Avatar photo Redaksia

Komuna e Vitisë, në ditën e parë pas lehtësimit të pjesshëm të masave mbrojtëse kundër pandemisë, i është kthyer me kujdes punëve të përditshme të lejueshme.

Kjo është përshëndetur në takimin e rregullt të Komitetit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe është parë si mundësi e mirë e rimëkëmbjes së ekonomisë së rënduar në këtë kohë.

Kryetari i Komun ës, Sokol Haliti tha se është pozitive dhe lajm i mirë që dje kanë rinisur punën disa lloje të bizneseve, sepse dëmet janë të mëdha.

EkoHigjiena

Por sipas tij, masat tjera akoma mbeten ne fuqi siç janë orari i kufizuar i lëvizjes. Prandaj, ai, sërish kërkon nga qytetarët që të mos grumbullohen, të mbajnë distancën dhe të vendosin maskat mbrojtëse.

Haliti, përndryshe tha komuna ka kthyer fokusin edhe kah projektet infrastrukturore, por pa e larguar vëmendjen nga gjendja me pandeminë. Ai ndjehet i kënaqur që Vitia,  gati tri javë po i mbushë, që nuk ka raste të reja me të infektuar.

Komandanti i Stacionit Policor në Viti, kapiteni Afrim Halili tha se dita e djeshme ka kaluar qetë, por njëjtë ka nisur edhe dita e sotshme sa i përket respektimit të masave anticovid dhe rihapjes së disa bizneseve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.