Komuna e Kamenicës përkatësisht Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale sot kanë pranuar donacion 300 kilogram mish nga Ambasada e Emirateve të Bashkuara.
Ky mish do të dhurohet për 100 familje në nevojë.
Drejtoresha e DMSH-së, Suna Zajmi ka falënderuar Ambasadën e Emirateve të Bashkuara për donacionin e dhuruar, e që po ndihmohen vazhdimisht familjet në nevojë. /2LONLINE.com/