DYLON

Gjilan: Arrestohen dy të dyshuar për përfshirje në veprën penale “tregti e ndaluar” dhe konfiskohet një sasi duhani

Gjilan: Arrestohen dy të dyshuar për përfshirje në veprën penale “tregti e ndaluar” dhe konfiskohet një sasi duhani
Avatar photo Redaksia

Njësia Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit–Gjilan, e përkrahur nga  Njësia e Reagimit të Shpejtë-Gjilan, nga Dogana e Kosovës dhe ATK-ja, me qëllim të luftimit të ekonomisë jo-formale, sot më 22.07.2021 ka ekzekutuar urdhëresën e Gjykatës Themelore-Gjilan për kontrolle në shtëpitë e dy të  dyshuarve B.M (viti i lindjes 1975, mashkull, kosovar) dhe B.M (viti i lindjes 1971, mashkull, kosovar) nga Gjilani.

Ky operacion/kontroll është realizuar për shkak të dyshimit se të dyshuarit e  lartshënuar kane kryer veprën penale ‘tregti e ndaluar’. Ata në shtëpitë e tyre  kanë përpunuar, grirë dhe paketuar duhan të cilin më pas e kanë plasuar në treg. Duhanit të përpunuar i kanë vendosur lloje të ndryshme të firmave të duhanit.

EkoHigjiena

Një sasi e madhe e  duhanit të grirë të përpunuar,  të papërpunuar dhe cigaret pa banderol , makinat për grirje dhe përpunim të duhanit janë sekuestruar nga  Dogana e Kosovës.

Të dyshuarit janë intervistuar në prezencën të avokateve, është njoftuar prokurori i shtetit dhe me aktvendim mbi ndalimin të personave, të dyshuarit janë ndaluar në Qendrën e Ndalimit për 48 orë.  /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.