DYLON

Dy të dyshuar arrestohen për “Mashtrim, kanosje dhe mbajtje në pronësi të paautorizuar të armës”

Dy të dyshuar arrestohen për “Mashtrim, kanosje dhe mbajtje në pronësi të paautorizuar të armës”
Avatar photo Redaksia

Me 22 korrik 2021 rreth orës 09:55, me urdhër të Gjykatës Themelore në Gjilan  nga ana e Policisë së Kosovës njësitet e hetimeve rajonale kanë realizuar bastisjen në shtëpinë e të dyshuarit S.  S. (1991) në fshatin Bushincë, Komuna Novobërdë, në lidhje me  dyshimin se i njëjti kishte kryer vepra penale “Mashtrim, Kanosje dhe Mbajtje në pronësi të pa autorizuar te armës” bashkë me të dyshuarin tjetër D.R.(1980), që të dy serb, shtetas të Kosovës, me banim në këtë fshat.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit S.S. janë gjet dhe konfiskuar një Pushke EM-48 me cal. 79mm, një pushkë gjuetie me cal. 12, një pale pranga të policisë, njëqind e pesëdhjetë e pesë copë (155) fishekë të cal 79 mm , gjashtëmbëdhjeti (16) copë fishekë  të cal. 12 , Dy (2) thika (bajoneta) .

EkoHigjiena

Të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokateve mbrojtës.

Me vendim të  Prokurorit të shtetit ,ndaj njërit nga të dyshimtit rëndon akuza për “Mashtrim”, gjersa ndaj tjetrit për “Kanosje, dhe mbajtje në pronësi të pa autorizuar të armës” .

Të dyshimtit besohet se e kanë ushtruar “Kanosje dhe Mashtrim” ndaj viktimës F.M. (1973) shqiptar shtetas i Kosovës.

Lënda në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit dërgohet në Prokurorinë Themelore.

 Rasti është nën Hetime. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.