Anglia është ndjerë sikurse në shtëpi. Flamuj të shtetit anglez dhe mesazhe të shumta për ardhjen e tyre në Kosovë ishin vendosur prej ditësh në kryqytet.
Madje, mikëpritje fantastike “Tre Luanëve” iu bë edhe në stadiumin “Fadil Vokrri”, teksa të gjithë të pranishmit kanë ngritur lartë flamujt e Anglisë teksa po intonohej himni i tyre.
Për këtë mikëpritje ka shkruar edhe Federata Angleze, teksa ka falenderuar kosovarët.
“Çfarë mikpritje! Faleminderit Kosova”, – ka shkruar FA në llogarinë e “Twitterit”.