DYLON

Imazhet e tifozëve të Kosovës mbulojnë ballinat e mediave ndërkombëtare

Imazhet e tifozëve të Kosovës mbulojnë ballinat e mediave ndërkombëtare
Avatar photo Elife Sherifi

Mijra tifozë nga brenda dhe jashtë stadiumit i dhanë anglezëve ndjesinë sikurse të ishin në shtëpi, në ndeshjen që Kosova e zhvilloi ndaj Anglisë.

Kjo u ka bërë përshtypje jashtëzakonisht shumë atyre, teksa mediat në ishull janë mbushur me imazhe nga atmosfera në “Fadil Vokrri”.

Gazeta prestigjoze gjerman “Die Ëelt”, i ka quajtur kosovarët njerëz të ndershmërisë dhe respektit, pas mikpritjes mbresëlënëse që këta të fundit i ofruan Kombëtares së Anglisë në Prishtinë.

EkoHigjiena

Në një shkrim të gjatë, gazeta tregon mënyrën shembullore se si Kosova e priti Anglinë në ndeshjen e fundit kualifikuese për “Euro 2020”, duke shkruar:

“Kur spikeri i stadiumit nisi të thotë emrat e lojtarëve ishullorë, tifozët e Kosovës e brohoriten emrin e secilit futbollist. Një privilegj që i bëhet vetëm ekipit vendas në futboll. Ishte koha për himnet kombëtare pas futjes së lojtarëve në fushë dhe kur u këndua “God Save The Queen”, të gjithë kosovarët mbajtën në duar flamuj anglezë”.

E përditshmja gjermane përfundoi: “Fotografitë nga Prishtina do të mbahen në mend si e kundërta e pamjeve të shëmtuara dhe thirrjeve raciste të cilat Anglia i përjetoi një muaj më parë në Bullgari.

Ndërsa, “Daily Mail” ka shpërndarë disa foto mjaft interesante. Ndër fotot është edhe një mesazh dedikuar kontributit të Anglisë në pavarësimin e Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.