Era Istrefi të premten mban një koncert në Tiranë. Këngëtarja shqiptare që shijon edhe famën ndërkombëtare kthehet në shtetin shqiptar.
Këngëtarja ka njoftuar se të premten do mbajë koncertin e radhës në qytetin e Tiranës bashke me motren Nora Istrefi, dhe gjitha fitimet do i ndajë për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.
“Edhe pse nuk majë koncerte që sa per shkak qe jom tu u mare me projekte t’reja, mvjen mire qe kemi me u pa t’premten n’Tirane sidomos per arsyen qe tgjitha fitimet kan me u perdore per ndihma te njerezve qe kan nevoje ne Shqipri”, ka shkruajtur Istrefi.
Era Istrefi ka kohë që është duke punuar me projekte të reja, dhe kjo është arsyeja pse ajo nuk ka mbajtur një kohë të gjatë koncerte.