Klubi Alpin GJILANI në bashkëpunim me Zyrën e Kryetarit të Komunës së Gjilanit, Njësia për Sport, në kuadër të ditëve të diasporës që mbahen në Komunën e Gjilanit, e për nderë të bashkatdhetarëve, së bashku organizojnë ecjen e radhës në Malësinë e Karadakut.
Afati i fundit për rezervim: e Shtunë ora 14:00.
Ecja nëpër Karadak, do të organizohet të dielën më 30 korrik.
Nisja bëhet nga parkingu përball ETC me autobus, dhe vazhdohet për Shurdhan.
Takimi – ora 8:30
Nisja – ora 8:45
Arritja në Shurdhan mendohet të jetë kah ora 9:.15
Përfundimi i ecjes/shtegut ora 13:30-14:00
Gjatësia e kësaj ecje/shtegu është me përafërsi : 8-10 KM, vajtje-ardhje
Pushim do të këtë kohë pas kohe, nga 15 minuta.
“Të interesuarit dhe dashamirët e bjeshkatarisë dhe ecjeve në shtigje me të gjata mund të bashkëngjiten që së bashku të bëjmë një vikend sa më të mirë, që këtë herë kemi organizuar për bashkatdhetarët tanë!”, thuhet në njoftim.
Po ashtu Klubi Alpin GJILANI bënë të ditur se kjo ekspeditë ka guidat e saja dhe shumë profesionale kështu që kërkon që pjesëmarrësit të jenë sa më afër dhe bindës ndaj njerëzve të Klubit (organizatorit), që do të drejtojnë ekspeditën në destinacionin e caktuar/dëshiruar.
Tereni: Ecja në malësinë e Karadakut, llogaritet terren i lehtë, është ecje perfekte për fillestarë, pjesëmarrësit duhet të jenë të përgatitur fizikisht dhe psiqikisht për ecjet në shtigje të gjata, dhe nëpër shkëmbinj, do të ketë rreze dielli, kështu që kremrat për diell janë të domosdoshme, mbrojtëset për shi, etj.
Temperatura të dielën: 30-35.Gradë Celsius.
Kërkesa: Përgatitje për ecje në bjeshkë, me ngjitje graduale.
Ushqim të zakonshëm për 1-ditë , 1-2 shujta ushqim, ujë, pemë (banane, mollë etj).
Ushqimi sigurohet në baza vetanake.
E rëndësishme: Veshje standarde për ecje në bjeshkë, shkëmbinj, këpucë malore, ndërresa, përgatitjet për diell, erë, shi, etj!.
Kthimi në Gjilan do të bëhet rreth orës 15:00-16:00 …
Udhëheqës të Ekspeditës:
Team:
Klubi Alpin Gjilani
Për detaje tjera konkrete shih KËTU