DYLON

Rezistenca e armatosur në Karadak kundër forcave komuniste

Rezistenca e armatosur në Karadak kundër forcave komuniste
Avatar photo Redaksia

Shkruan: Shaban Rexhepi

Më 30 nëntor të vitit 1944, sulmohet Karadaku prej aradheve partizane.

EkoHigjiena

Brigada maqedono-kosovare kishte planifikuar që të depërtojë me forcë në zonën e Karadakut.

Mblidhen burrat e Karadakut dhe vendosin të mbrojnë territorin. Ata zgjedhin Shtabin Drejtues të Rezistencës, nën udhëheqjen e Ymer Zymberit nga fshati Myqybabë.

Raporti i forcave të burrave të Karadakut me agresorin ishte minimal. Udhëheqësi Ymer Zymberi organizoi forcat për rezistencë.

Vija mbrojtëse nisej prej fshatit Stançiç e deri në mbarim të fshatit Lipovicë. Shtabi i rezistencës ishte i vendosur në fshatin  Myqybabë. Komandant Ymeri i radhiti forcat në vijën e zjarrit. Armatosja e tyre ishte e vogël në krahasim me armikun.

Më 30 nëntor në mëngjes fillon bombardimi me top të kalibrit të madh dhe me mina hedhës në drejtim të Karadakut.

Burrat e Karadakut i bënë rezistencë të madhe forcave komuniste.

Sipas informatave janë vrarë 78 ushtarë komunist.

Pika e rezistencës ka qenë më e madhe në fshatrat: Myqybabë, Burincë dhe Lipovicë.

Ymer komandanti i fton burrat të fillojnë mbrojtjen e vendit. Ai i pari fillon gjuajtjen në forca të armikut. Sipas traditës në Karadak udhëheqësi prinë i pari. Kështu veproi Idriz Seferi, Ymer Myqybaba dhe Agim Ramadani.

Ymeri plagoset për vdekje. Vriten Kadri Lipovica, Sinan Rexhepi nga Burinca, Rifat Ibrahimi nga Myqybaba.

Digjen 86 shtëpi, pleme, hambare.

Varri i Ymerit është në afërsi të fshatit Llovcë. Poashtu dhe varri i Sinan Burincës dhe Kadri Lipovicës është në vendin ku janë vrarë.

Prandaj, tani gjeneratat e tashme kanë për obligim që këta heronj t’i rivarrosin në vendin e duhur. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.