FC Drita e ka mbyllur fazën përgatitore në Antalia të Turqisë me fitore ne miqësoren e fundit përballë skuadrës FC Atyrau nga Kazakistani.
Djelmoshat e Ardian Nuhiut e triumfuan këtë ndeshje me rezultat minimal 1-0, me golin e vetëm të cilin e realizoi Fidan Gërbeshi në minutën e 60-të nga penaltia.
“Në këtë ndeshje ju dha hapësirë edhe lojtarëve të ri si Ardit Mustafës që kishte një mundësi të mirë shënimi dhe Olti Mehmetit, gjithashtu u inkuadruan edhe Dorart Ramadani dhe Drilon Islami që bënë një paraqitje tejet të mirë.
Xhevdet Shabani, Kastriot Rexha, Faton Maloku dhe Izair Emini e përcollën takimin nga tribuna pasi treneri i la të lirë në menyrë që tu ipet hapësirë lojtarëve të rinjë”, thuhet ne njoftimin e klubit.
Marrë në përgjithësi ‘bardhekaltërit’ ishin skuadër më e mirë në këtë ndeshje, me disa raste shënimi, por që rrugën drejt rrjetës e gjetën vetëm përmes pikës së penaltisë.