DYLON

Drita senzacion në Maqedoninë e Veriut, thyen rekord historik

Drita senzacion në Maqedoninë e Veriut, thyen rekord historik
Avatar photo Elife Sherifi

Atletja e mirënjohur shqiptare, Drita Islami, po dëshmohet gjithnjë e më në formë dhe thyen rekordin shtetëror në Maqedoninë e Veriut.

Drita po tregon klasin e saj, zuri vendin e parë në disiplinën 400 metra, duke thyer rekordin, ndërsa tani e ka fokusin që të përgatitet maksimalisht në 400 metra me pengesa për të siguruar normën për Lojërat Olimpike  – “Tokyo 2020”.

Është e motivuar deri në pikën e fundit, pretendon të rrisë edhe më shumë formën dhe të jetë gati për sfidat e mëdha, sidomos për Lojërat Olimpike.

EkoHigjiena

Ky është rekordi im i 6-të shtetëror, por duhet të them që ky është i preferuari im pasi është rekordi më i vjetër që daton nga viti 1980 i cili ishte 56.49 dhe është një rekord i vjetër 40-vjeçar. Dua të falënderoj Federatën e Atletikës së Maqedonisë, Agjencinë e Rinisë dhe Sporteve për përkrahjen, gjithashtu edhe familjen time dhe natyrisht trajneren time Aleksandra Vojneska Zikova, e cila besoi në mua dhe më nxiti të ec përpara”, ka thënë Islami.

Ky rekord përveç që e motivon edhe e obligon që të punojë më shumë, që të arrijë kohën edhe më të mirë në të ardhmen.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.