Kf. Drita po qëndron në Bansko të Bullgarisë për përgatitjet parasezonale. Për ta gjetur formën më të mirë të skuadrës dhe testuar ardhjet e reja, gjilanasit kanë zgjedhur Bullgarinë për fazën e re përgatitore.
Së fundmi, kanë zhvilluar edhe një ndeshje kontrolluese ndaj FC Struga Trim Lum.
Këtë miqësore, bardh e kaltërit e fituan me rezultat minimal 1:0 me golin e Fidan Gërbeshit në minutën e 71-të nga penaltia.
Kf.Drita ka paraljmëruar se në këtë fazë do t’i zhvillojë edhe disa miqësore të tjera si fazë testuese, ndërsa në Bullgari do të qëndrojnë dhjetë ditë.