“HIDROMORAVA”  –  APEL PËR KURSIMIN E UJIT

“HIDROMORAVA” – APEL PËR KURSIMIN E UJIT

KRU “HIDROMORAVA” SH.A GJILAN

27.07.2019

APEL PËR KURSIMIN E UJIT

Të dashur qytetarë dhe konsumatorë të kompanisë së ujësjellësit “Hidromorava” Gjilan, siç e dini edhe ju kompania është duke u përballur me mungesë të ujit në burimet kryesore të saj, veqanarisht problem paraqitet te burimi kryesor Penda në Përlepnicë ku niveli i ujit në Pendë është nën 15 m nga niveli 30,30 m, pra 15,30 m më poshtë nga kuota maksimale, dhe duke marrë parasysh ku mbi 7 m e fundit të pendës nuk janë të shfrytëzueshme mbetet sasi relativisht e vogël në shfrytëzim, apo nga sasia totale 4 milion m3, ka rënë nën 1 milion m3.

Temperaturat e larta që janë duke mbizotëruar këto ditë, dhe sipas parashikimeve meteorologjike moti do të jetë shumë i ngrohtë në muajin gusht, po ashtu duke marrë parasysh shtimin e popullatës me ardhjen e bashkatdhetarëve, kërkesa për ujë është rritur makismalisht.

Këtyre kërkesave për ujë dhe këtij moti te ngrohtë, me sasinë e ujit në dispozicion, KRU “Hidromorava” e ka të vështirë të ja dalë pa reduktime. Orari i reduktimeve është bërë publik përmes rrjeteve sociale dhe mediave lokale, ku siç jeni të informuar FPU Përlepnicë punon me kapacitet të përgjysmuar, Fpu Velekincë punon me kapacitet të plotë, po ashtu edhe burimi “Baja” punon me kapacitet të zvogëluar për shkak të mungesës së ujit.

Në fshatrat Përlepnicë, Velekincë, Shillovë, Shillovë e Muhaxhirve, Kmetoc, janë duke u aplikuar reduktime nga ora 11:00 deri në ora 15:00, duke e parë situatën e tillë me rënien e vazhdueshme të nivelit në Pendën e Përlepnicës kompania është e detyruar të fillojë me reduktime në ditët në vazhdim edhe nëpër qytet me mundësi të zgjatjes së orarit të reduktimeve.

Me 26 qershor 2019 është mbajtur një tryezë e përbashkët në mes përfaqësuesve të Qeverisë së vendit, Kryetarit të Komunës së Gjilanit z.Lutfi Haziri, Menaxhmetit të KRU “Hidromorava” dhe donatorëve ku janë nxjerrë dy konkluzione kryesore, zgjidhjen emeregjente dhe atë afatgjate.

Ekipet e ekspertëve të KRU “Hidromorava” dhe nga Këshilli Ndërministror për Ujëra në Kosovë, MMPH, Ministria e Zhvillimit ekonomik, Komuna e Gjilanit, janë duke punuar së bashku në zgjidhjen emergjente duke investuar në hapjen e pesëmbedhjetë puseve ne lokacione të ndryshme rreth qytetit të Gjilanit, të cilat do të ndihmonin zbutjen e gjendjes por jo në zgjidhjen përfundimtare.

Kompania apelon qytetarët që ta kursjenë ujin dhe mos ta keqpërdorin, mos ta shfrytëzojnë për:
Larjen e automjeteve,
Ujitjen e kopshteve dhe trotuareve,
Mos i leni rubinetat hapur pa nevojë,
Mos të përdoret për punë ndërtimore, sidomos banesat kolektive që jane duke u ndërtuar,
Lajmëroni rrjedhjet në kompani,
Si dhe çdo formë tjetër të keqpërdorimit.

Të mbështetur në Urdhëresen e lëshuar nga Zyra e Kryetarit të Komunës së Gjilanit nr 02/235 të dt 02.04.2019 për kufizimin e shfrytëzimit të ujit të pijshëm, inspektorët komunal së bashku me ekipet e inspketimit të KRU “Hidromorava” të përkrahur edhe nga Policia e Kosovës janë duke inspektuar për keqpordorimin e ujit dhe të gjithë ata që hasen duke keqpërdorë do të përballen me gjoba mandatore.

Kompania përmes autocisternave do të jetë në teren gjithë kohës dhe të gjithë ju që keni nevojë kontaktoni numrat tanë të telefonave.

Me respekt,
Muhamed Suliqi                                                            [email protected]
Kryeshef Ekzekutiv                                                       Tel:0280326980
KRU “Hidromorava” sh.a.                                             Mob:044983071
Gjilan                                                                             Kujdestaria: 044719813

KOMENTE