DYLON

Gjilani nuk ndalet, transferon sulmuesin kroat

Gjilani nuk ndalet, transferon sulmuesin kroat
Avatar photo Elife Sherifi

SC Gjilani ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit kroat, Tomislav Busic. Ai tashmë është zyrtarizuar nga Gjilani si përforcimi më i ri i klubit.

Sulmuesi kroat Tomislav Busic dhe ish-sulmuesi i skuadrave të njohura nga Ballkani si Hajduk Split e Dynamo Kiev ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me Gjilanin.

Postimi i plotë  i SC Gjilanit:

EkoHigjiena

Tomislav Bušič është prurja më e re në skuadrën e Gjilanit.Sulmuesi i qendrës sot ka firmosur për skuadrën e Gjilanit, kësisoj ai do të paraqitet në fanellen kuq e bardh për edicionin e ardhshëm.

Bušič i lindur në Split të Kroacis, ka mjaft përvojë në futbollin ndërkombëtar, ku ka luajtur në kampionate të ndryshme në rajon dhe më gjerë.

Karrierën e tijë futbollistike, ai e nisi në qytetin e lindjes me klubin e madh kroat, Hajduk Split, ku pati paraqitje të shumta dhe gola të shumtë të realizuar.

Pas Hajdukut të Splitit, Bušič karrierën e vazhdoi në një kampionat tjetër të fort.Dinamo Kiev ishte destinacioni i tijë dhe aventura e tijë e parë jasht Kroacisë.

Paraqitjet me Dinamon në kampionatin ukrainas, ai i vazhdoi për një vit dhe destinacioni ti tijë tjetër ishte Izraeli, më sakt ai u transferua në Maccabi Petah, ku qëndroi për një vit tjetër.

Bušič karrier kishte bërë edhe në Shqipëri, me skuadrat e Flamurtarit, Tiranës,Vllzanisë dhe Teutës.

Pikërisht ishte skuadra e Teutës, nga ku dhe u transferua në skuadrën e Gjilanit.

Qendërsulmuesi i ri i Gjilanit, Bušič, karrierë kishte bërë edhe me ekipet e moshave të Kroacisë, duke koleksionuar shumë paraqitje dhe gola të shënuar.

Sulmuesi i ri i Gjilanit, Tomislav Bušič i është bashkangjitur skuadrës në Mavrovë, vend ku do ti kryejnë përgaditjet për edicionin e ri në Ipko Superligë.

Sikurse Progni gjithashtu edhe Bušič prezentimin në fanellen e Gjilanit do ta ketë pas rikithmit të skuadrës nga Mavrova.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.