Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Kamenicë, Suna Zajmi-Krasniqi, ka vizituar ekipën e Shtabit Emergjent të Gjilanit.
Ajo është pritur nga Drejtori i Shëndetësisë në Gjilan, Selami Xhemaili, Drejtoresha e Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik, Ajhane Sefiu, dhe drejtori klinik i Spitalit të Përgjithshëm, Ukshin Ismaili.
Drejtoresha Suna Zajmi-Krasniqi ka falënderuar ekipën e Shtabit Emergjent të Gjilanit, duke thënë se bashkëpunimi mes dy komunave ka qenë mjaft i mirë.
“Në takim u diskutua për situatën me pandeminë COVID-19. Bashkëpunimi mes dy shtabeve ka qenë mjaft i mirë dhe besoj që do të vazhdoj ende. Falenderoj ekipën e Shtabit Emergjent të Gjilanit’, ka thënë ajo.