DYLON

“Flaka e Janarit”në Kamenicë vazhdon me orë letrare

“Flaka e Janarit”në Kamenicë vazhdon me orë letrare
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit”, Në Kamenicë është mbajtur ora letrare nga klubi letrar “Nositi”, ngjarje kjo e organizuar nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me klubin “Nositi”.

38 poet nga vendet e ndryshme në Kosovë, por edhe nga Maqedonia, kanë qenë të pranishëm në këtë orë letrare.

EkoHigjiena

I pranishëm ishte edhe U.D drejtori i DKRS-së, Behar Hyseni,  i cili duke iu uruar mirëseardhje të pranishmëve, theksoi se krijimtaria e këtyre poetëve duhet vlerësuar lartë.

Në anën tjetër poetët falënderuan DKRS-në për mbështetjen dhe me emocione të veçanta paraqitën krijimtaritë e tyre.

Ndër të tjera në këtë event u ndanë edhe tri çmime për krijimtaritë e këtyre poetëve.

Vendi i parë – Mexhid Havolli
Vendi i dytë – Sadije Aliti
Vendi i tretë – Xheladin Mjeku

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.