DYLON

Drejtoresha Hasani premton mbështetje për personat me sindromën Down

Drejtoresha Hasani premton mbështetje për personat me sindromën Down
Avatar photo Redaksia

Në Ditën Botërore të Sindromës Down, drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Gjilanit, Doruntina Hasani ka vizituar pasditën e enjte Qendrën e Down Syndrome Kosova, dega në Gjilan.

Ajo u premtoi mbështetjen e komunës për personat me sindromën Down.

EkoHigjiena

“Vizituam Qendrën e Down Syndrome Kosova, dega në Gjilan, duke u zotuar të vazhdojmë me punën dhe aktivitetet tona, me qëllim të thellimit të mbështetjes dhe përkushtimit institucional që çdo individ të vlerësohet, përkrahet dhe të arrij potencialin e tij të plotë”, tha Hasani.

Drejtoreshe e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, shtoi se pranvera s’kishte si të nisej më mirë! Më tej ajo tha se, për të përçuar më tej mesazhin, dashurinë dhe pozitivitetin e këtyre fëmijëve, do të përkujdesemi të shpërndajmë tek bashkëpunëtorët tanë 100 (një qind) kartolinat e punuara nga të diagnostikuarit me sindromën Down – të cilat sot i pranuam në emër të kryetarit Alban Hyseni.

“Adresojmë sfidat e punojmë bashkarisht, në realizimin e vizionit tonë për një shoqëri të barabartë në të cilën respektohen të drejtat e njeriut njësoj dhe pa dallim”, tha drejtoresha Doruntina Hasani. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.