DYLON

“Motocross” gara që solli kampionin Guggemos në Kamenicë

“Motocross” gara që solli kampionin Guggemos në Kamenicë
Avatar photo Redaksia

Sipmatizantë e qytetarë të shumtë ishin mbledhur të dielen e 28 korrikut në të dy anët e rrugëve “Skëndërbeu”, “Tahir Sinani” dhe “Nëna Terezë” ku prisinin me padurim fillimin e aktivitetit të motocross-it, njofton Komuna e Kamenicës.

Një show plotë adrenalinë të cilin e hapi kampioni Adrian Guggemos, mahniti të pranishmit. Ai me motoçikletën e tij bëri lëvizje të papara ndonjëherë ku la gojëhapur të gjithë.

EkoHigjiena

Pjesë e këtij spektakli të kampionit Guggemos ishte edhe Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, i cili për disa çaste qëndroi stoik derisa Gugemos bënte lëvizje interesante me motoçikleten e tij rreth Kryetarit Rahimaj.

Pasi u duartrokit shumë nga të pranishmit për performancën e tij, filloj edhe gara e vërtetë.

Motoçiklistë të përgatitur siç edhe kërkonte gara, filluan të bënin lëvizjet e tyre interesante, ku secvili veç e veç u duartrokit nga qytetarët.

Ata një e nga një përfunduan performancën e tyre ku edhe u shpallën disa fitues. Tri vendet e para në tri kategoritë E1, E2, E3 janë:

E1: Blerim Aliu

E2: Valmir Tahiri

E3: Endrit Kastrati

I pari i komunës falenderoi kampionin Adrian Guggemos, garuesit dhe të gjithë qytetarët që iu bashkuan kësaj gare duke thënë se aktivitete të tilla i shtojnë vëmendjen Kamenicës duke e bërë nikoqire të garës më të madhe në Kosovë, njofton Komuna e Kamenicës.. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.