DYLON

Komiteti i Gjilanit e vlerëson si lajm të mirë licensimin e një laboratori për testet serologjike

Komiteti i Gjilanit e vlerëson si lajm të mirë licensimin e një laboratori për testet serologjike
Avatar photo Redaksia

Nga sot ka filluar testimi i qytetarëve që me vullnetin e tyre mund t’i bëjnë analizat serologjike, në laboratorin Biolab.

Komiteti për parandalimin dhe përhapjen e COVID-19 në Gjilan, ka vlerësuar se kjo është një mundësi e mirë për qytetarët që tashmë kanë adresë se ku mund t’i bëjnë testet serologjike.

Ndërkohë, gjendja e përballjes me pandeminë brenda 5 muajve është si vijon: 660 të infektuar, 442 të shëruar, 191 raste aktive, 51 të hospitalizuar, 27 të vdekur, derisa mostra në pritje janë 37.

EkoHigjiena

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka apeluar qyetatët që të kenë kujdes të shtuar në respektimin e masave, bartjen e maskës, higjienën personale dhe mbajtjen e distancësn fizike, në momentin që dalin në ambiente publike.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.