Sot drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Aurorë Osmani Buca, takoi drejtorin e Spitalit Regjional të Gjilanit, Arsim Emini.
Në takim u diskutua për bashkëpunimin e ndërsjellë, referimin e pacientëve e sfidat momentale në shëndetësi.
Të dyja palët u dakorduan që asnjëherë nuk do të mungojë përkushtimi për të ofruar shërbime sa më cilësore./2LONLINE/