DYLON

PDK-ja e Gjilanit mirëpret bashkatdhetarët

PDK-ja e Gjilanit mirëpret bashkatdhetarët
Avatar photo Redaksia

“Kryetari i degës së PDK-së së Gjilanit, Riad Rashiti, bashkë me nënkryetaren, Aurorë Osmani Buca, mirëpritën në takim miqësor, bashkatdhetarët tanë nga Franca, e aktivistët e shquar të PDK-së, Avni Bilalli kryetar i nëndegës së PDK-së në Lion, Iliri Azemi, kryetar i nëndegës në Clermont Ferrand, dhe Hazir Bunjaku në Strasburg, të shoqëruar nga aktivistët tjerë që jetojnë e veprojnë atje”, thuhet në njofitmi ne PDK-së.

Sipas drejtuesve të këtij subjekti, në këtë bashkëbisedim, si çdo herë tjetër u çmua lartë kontributi i pazëvendësueshëm i shqiptarëve jashtë vendit, të cilët angazhimin për shtetin tonë e kanë pasur e e kanë të përhershëm në çdo formë!

EkoHigjiena

“PDK vazhdon të rritet e forcohet në çdo vend, falë angazhimit e përkushtimit të jashtëzakonshëm të aktivistëve shumëvjeçar, kuadrove të reja, e energjisë së pashteruar për të pasur një shoqëri e shtet të fortë e mirë të integruar”, thuhet në njoftimin e PDK-së për këtë vizitë të bashkatdhetarëve në selinë e tyre.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.