DYLON

U bisedua rreth sfidave me të cilat aktualisht përballen këto shoqata

U bisedua rreth sfidave me të cilat aktualisht përballen këto shoqata
Avatar photo Redaksia

Drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS), Aurorë Osmani Buca, vizitoi sot Shoqatën Handikos, për të parë nga afër aktivitetet që zhvillohen aty.

Në takim ishin, Fatmir Shurdhani menaxher i Handikos, Bajram Spahiu kryetar i Shoqatës së të Verbërve, dhe Almedina Morina përgjegjëse e zyrës informuese së Down Syndrome.

EkoHigjiena

“U bisedua rreth sfidave që aktualisht përballen këto shoqata. Gjithashtu u diskutua për mënyrën se si ne si drejtori mund të jemi më afër nevojave, brengave e sfidave të tyre, në menyrë që adresimi i kërkesave të tyre të jetë më lehtë i realizueshëm”, ka thënë drejtoresha e DSHMS-së, Aurorë Osmani Buca

Ndërsa, sipas Fatmir Shurdhani, shoqata Handikos ka të anëtarësuar 1156 persona me aftësi të kufizuar, e shërbimet profesionale ofrohen vetëm nga 5 profesionistë.

E, sipas Bajram Spahiut, Shoqata e të Verbërve ka të anëtarësuar 475 anëtarë.

“Ne si drejtori, zotohemi që brenda mundësive buxhetore, gjithmonë do t’i mbështesim këto kategori”, ka thënë drejtoresha osmani Buca.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.