DYLON

“Karvani Shëndetësor” për ndërgjegjësim dhe informim të qytetarëve për sëmundjet jo ngjitëse

“Karvani Shëndetësor” për ndërgjegjësim dhe informim të qytetarëve për sëmundjet jo ngjitëse
Avatar photo Redaksia

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, në bashkëpunim me AQH, organizuan aktivitetin “Karvani Shëndetësor” të dedikuar për rritjen e ndërgjegjësimit dhe informimin e qytetarëve për sëmundjet jo ngjitëse.

Hekuran Rapuca u. d i drejtorit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, tha se ky aktivitet kishte për qëllim ofrimin e edukimit shëndetësor dhe informacioneve të nevojshme mbi parandalimin dhe menaxhimin e sëmundjeve të tilla, duke përfshirë diabetin, hipertensionin, sëmundjet kardiovaskulare dhe sëmundjet e frymëmarrjes.

EkoHigjiena

Më tej Rapuca, shtoi se nëpërmjet këtij karvani, qytetarët kishin mundësinë të marrin këshilla nga profesionistët shëndetësorë, të informohen mbi faktorët e rrezikut, dhe të mësojnë mënyra të shëndetshme të jetesës që ndihmojnë në parandalimin e këtyre sëmundjeve.

U. d i drejtorit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, theksoi se aktiviteti u zhvillua në një atmosferë të hapur dhe miqësore, duke lejuar qytetarët të marrin informacionin e nevojshëm për të përmirësuar shëndetin e tyre dhe të familjeve të tyre.

“Ky bashkëpunim mes Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe AQH-së tregon rëndësinë e organizimit të aktiviteteve informuese për qytetarët dhe përkushtimin për një komunitet më të shëndetshëm”, tha Hekuran Rapuca. /2LONLINE/