DYLON

Prezantohen të arriturat e Spitalit të Gjilanit dhe plani zhvillimor institucional 2022-2026

Prezantohen të arriturat e Spitalit të Gjilanit dhe plani zhvillimor institucional 2022-2026
Avatar photo Redaksia

Menaxhmenti i Spitalit të Përgjithshëm Gjilan i udhëhequr nga Dr.Arsim Emini Drejtor Ekzekutiv prezantoi Master Planin përpara Bordit, Menaxhmentit të SHSKUK-së dhe Drejtoreshës së LuxDev Dr Afërdita Ademi.

Investime në infrastrukturë dhe pajisje mjekësore të përfituar nga LuxDev – Qeveria e Luxembourg, projekt i cili kap shifrën prej 5 Milion Euro, gjithashtu u prezantuan të arriturat e SPGJ dhe plani zhvillimor institucional 2022-2026.

EkoHigjiena

Drejtori ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm- Gjilan, Dr.Arsim Emini tha se jemi shumë të lumtur që kemi vazhduar bashkëpunimin me Lux-Dev, ku kemi arritur të përfitojmë projektin prej 5 milion investime në SPGJ për qytetarët e Gjilanit -Anamoravës dhe më gjerë.

Disa nga objktivat e menaxhmentit;

Përmirësim i vazhdueshëm i cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve shëndetësore.

Sigurimi i burimeve njerzore dhe EVP

Përmirësimi i infrastrukturës dhe kapaciteteve teknologjike

Fuqizimi i kapaciteteve institucionale dhe menagjeriale

Avansimi i partneriteteve vendor dhe ndërkombëtar.

Jemi të përkushtuar që objektivat tona të përbashkëta ti arrim me rezultate më të mira të mundshme.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.