DYLON

Kryetari Rahimaj pret në takim përfqësueset e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare

Kryetari Rahimaj pret në takim përfqësueset e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka pritur sot në takim përfaqësueset e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Nora Hasani dhe Sytrime Dërvisholli.

Ata kanë diskutuar sa i përket mundësisë së bashkëpunimit në angazhimin e ekspertëve nëpërmjet programit Senior Expert Service, që do t’i ndihmojë bizneset lokale në fushën e brendimit të produkteve të tyre dhe eksportit.

EkoHigjiena

“Lamë të hapur mundësinë e bashkëpunimit edhe në fushën e turizmit si dhe përgaditjen e mbajtjen e trajnimeve për gra që duan të fillojnë biznese të reja”-tha Rahimaj.

Ai ka shtuar gjithashtu se edhe për komunën është e rëndësishme, që të krijohen kushte sa më të mira për bizneset ekzistuese por edhe ato të reja, sidomos nëpërmjet bashkëpunimeve të tilla.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.