Borussia Dortmund ka arritur ta fitojë Superkupën e Gjermanisë ne supersfidën me Bayern Munich.
Këtë triumf e siguruan pas fitores 2-0 ndaj Bayern Munich dhe kjo është hera e gjashtë në histori të klubit që e fitojnë këtë trofe.
Goli i parë i sfidës erdhi qysh në fillimin e pjesës së dytë, me Paco Alcacer (48’) që realizoi për 1-0.
Për t’i dhënë fund shpresave të Bayern, u përkujdes Jadon Sancho (69’), që pas një kundërsulmi vrasës vulosi rezultatin përfundimtar 2-0.