DJ i njohur amerikan, Diplo, në ditën e 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës e ka publikuar një fotografi të përbashkët me shqiptaren e famshme, Era Istrefi.
“Femrat e Kosovës po e pushtojnë botën”, ka shkruar ai në përshkrimin e fotografisë.
Ndërsa, për këtë postiim ka shkruar menjëherë Era. Në InstStory ajo ka kërkuar që ta pëlqejnë këtë postim: “Hajde t’i tregojmë Diplos dashuri në postimin e fundit që po e mbështet Kosovën.
Diplo është producent i himnit të Kampionatit Botëror të vitit 2018, “Live It Up”, të cilin Era e kishte kënduar së bashku me Nicky Jam dhe Will Smith