DYLON

Britania e Madhe kritikon Facebook-un për shkelje të privatësisë

Britania e Madhe kritikon Facebook-un për shkelje të privatësisë
Avatar photo Elife Sherifi

Britania e Madhe po kërkon më shumë kontroll mbi kompanitë e rrjeteve sociale

Deputetët britanikë lëshuan një raport të ashpër sot, duke denoncuar Facebook për shkelje të qëllimshme të ligjeve të privatësisë dhe mbrojtjen e konkurrencës në Britaninë e Madhe.

Në raport i bëhet thirrje Facebook, për të cilin thuhet se struktura e faqes së tij është projektuar për të “fshehur vetëdijen dhe përgjegjësinë për vendime të caktuara”.

EkoHigjiena

Reuters raporton se me rastin e raportit britanik, Facebook njoftoi sot se është “i hapur për të gjitha rregulloret që kanë kuptim”.

“Jemi të hapur për rregullime domethënëse dhe mbështesim rekomandimin e komisionit për reformën e ligjit zgjedhor”, tha Karim Palant, menaxher i politikës publike të Facebook.

Ai shtoi se Facebook nuk është “e njëjta kompani” siç ishte një vit më parë dhe se tashmë ka bërë ndryshime të rëndësishme në procedurat e saj.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.