Me propozimin e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, sot në seancë plenare të Parlamentit të Kosovës me shumicĕ votash Valentina Bunjaku – Rexhepi, zgjedhet Kryetare e Komisionit Parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, transmeton Portali 2LONLINE.com.
“Për këtë besim, falënderoj shefin e Grupit Parlamentar, të gjithë kolegët dhe nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Haziri, për përkrahjen e dhënë. Zotohem se bashkë me kolegët tjerë, do të punojmë në avansim dhe zhvillim të mëtejmë në të gjitha këto fusha në pajtim të plotë me ligjet e vendit dhe për interesin publik. Besimin do t’ua kthej me punë për qytetarët”, ka thënë Valentina Bunjaku – Rexhepi. /2LONLINE.com/