Nënkryetari Ismajli: Vashat e KV Drita po na bëjnë krenar me sukseset e tyre!

Nënkryetari Ismajli: Vashat e KV Drita po na bëjnë krenar me sukseset e tyre!

“Bashkë me Presidentin e klubit të volejbollit “Drita”, Jakup Shabani, vizituam grupin e volejbollit të vajzave të Dritës, të cilat na bëjnë krenar me sukseset dhe të arriturat e tyre të përvitshme”, ka bërë me dije, Arbër Ismajli, nënkryetar i Komunës së Gjilanit.

Ai tha se presidenti i klubit të volejbollit “Drita” është afarist i njohur kosovar, që jeton dhe vepron në Zvicër, por, sukseset e tij, i ndanë edhe në udhëheqjen e këtij klubi volejbollistik.

“Tanimë, kampionet e KV Drita, kanë tretman të duhur, pasi që, Jakup Shabani, po bënë më të mirën e mundshme për këtë skuadër, duke u munduar gjithmonë që qytetit tonë t’i sjellë trofe me këto vajza të cilat po japin gjithçka për të qenë të suksesshme”, ka thënë Ismajli, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Poashtu, sipas nënkryetarit Ismajli, edhe trajneri i KV Drita, Lorik Ilazi, i cili me karrierën e tij të bujshme në këtë fushë, si volejbollist, gjyqtar dhe trajner i Klubit volejbollistik Drita, po arrin të transferojë përvojën dhe njohuritë e tij të këtij sporti, tek vajzat kampione të cilat arrin të ndërtojnë brenda vetes një bazament të fortë skuadre, nga i cili po arrijnë të ndërtojnë vazhdimisht suksese dhe të arritura.

“Është kënaqësi ta shohim edhe ardhjen e lojtares sinergjike në KV Drita, Vlora Berisha, e cila u rikthye në klub për të dhënë atë intensitet të një lojtare profesioniste dhe me një histori të pasur prapa vetës, ku ngërthen në klub një përforcim shtesë për arritje të rezultateve sa më përfaqësuese. Qyteti jonë, përgjithmonë është krenar me rezultatet dhe të arriturat e juaja”, ka thënë nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli. /2LONLINE.com/

KOMENTE