Deputetet e Kuvendit të Kosovës, me 106 vota pro votuan Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes.
Nga sot ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, me votimin e këtij projektligji do të jetë ministër i Mbrojtjes.
Miratohet ligji për FSK-në
Deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë miratuar në lexim të dytë Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Në favor të këtij projektligji kanë votuar 107 deputetë, aq sa kanë qenë në të pranishëm në seancën e Kuvendit.
Për këtë projektligj janë propozuar 45 amendamente, të cilat janë miratuar nga deputetët.