DYLON

Pjesëmarrësit e Kursit të Lartë për Mbrojtje dhe Siguri të Shqipërisë vizitojnë Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në

Pjesëmarrësit e Kursit të Lartë për Mbrojtje dhe Siguri të Shqipërisë vizitojnë Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në
Avatar photo Redaksia

Në Ministrinë e Mbrojtjes sot u prit një delegacion i pjesëmarrësve vijues të kursit dhe stafi akademik i Kursit të Lartë për Mbrojtje dhe Siguri i Akademisë së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, i kryesuar nga zëvendëskomandanti i Akademisë njëherësh edhe përgjegjës i kursit, kolonel Edmond Vraneshi.

Delegacioni nga Shqipëria u prit nga drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euro-Atlantike, kolonel Agron Bajrami, i cili në emër të drejtuesve të Ministrisë së Mbrojtjes përshëndeti mysafirët dhe vlerësoi lart vizitën e kursantëve nga Shqipëria, Greqia, Britania e Madhe, Gjeorgjia, Kroacia, Maqedonia e Veriut, Turqia dhe Italia.

Më pas, kolonel Haki Hoti, drejtor i Departamentit për Transformim, Modernizim dhe Standardizim, bëri një prezantim lidhur me historikun e ngritjes, zhvillimit dhe tranzicionit të Forcës së Sigurisë të Kosovës, duke filluar nga Rishikimi i Strategjisë së Sektorit të Sigurisë së Kosovës, miratimi i ligjeve për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në dhe tani për Procesin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit të Forcës.

EkoHigjiena

Gjithashtu, oficerët pjesëmarrës të kursit me anë të pyetjeve shprehën interesimin e tyre për tematikën e prezantuar lidhur me ngritjen dhe zhvillimin e Forcës, procesin e tranzicionit dhe planet për zhvillimin e saj në të ardhmen.

Oficerët e lartë, pjesë e delegacionit të KLMS-së, vizituan edhe Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së në kazermën ,,Adem Jashari’ në Prishtinë si dhe Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në kazermën ,,Skënderbeu’’ në Ferizaj, ku u njoftuan nga afër me misionin, detyrat dhe aktivitetet e tyre.

Qëllimi mësimor i vizitës së KLMS-së ishte njohja me institucionet e sigurisë shtetërore dhe ndërkombëtare që operojnë në Kosovë, dhe se si është institucionalizuar koncepti i sigurisë bashkëpunuese në rastin e Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.