DYLON

Sylejman Selimi vizitoi sot Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në

Sylejman Selimi vizitoi sot Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në
Avatar photo Redaksia

Ish-komandanti i UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së, gjenerallejtënant Sylejman Selimi, ka vizituar sot Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në, ku u prit nga zëvendësministri Burim Ramadani dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama.

Në pritje merrnin pjesë edhe sekretari i Përgjithshëm, z. Shkëlzen Sylaj, gjeneral majori Gëzim Hazrolli, gjeneral brigade Nazmi Brahimaj, Faruk Geci, drejtor i Politikave dhe Planeve, etj.

Me këtë rast, zv. ministri Ramadani, i ka uruar lirimin nga burgu Sylejman Selimit, duke i dëshiruar shëndet dhe qëndrim të këndshëm në mesin familjar, shokëve dhe miqve.

EkoHigjiena

Ndërsa, komandanti i FSK-së, gjeneral Rama e ka njoftuar zotin Selimi, me të arriturat e përgjithshme të FSK-së, si dhe tranzicionin e saj në ushtri të Kosovës, dhe themelimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Nga ana e tij, ish-komandanti i FSK-së, gjeneral Sylejman Selimi, ka përgëzuar stafin e saj, për formimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë së Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.