DYLON

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj vizitoi Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj vizitoi Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në
Avatar photo Redaksia

Me rastin e përfundimit të vitit kalendarik 2018, sot Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë të Kosovës e vizitoi kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj me bashkëpunëtorë.

Në kazermën „Adem Jashari“, në Komandën e Forcave Tokësore të FSK-së, kryeministri u prit nga ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha, zëvendës ministri Burim Ramadani dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama.

Vizita e kryeministrit Haradinaj në FSK, ishte në kuadër të agjendës së tij, për të vizituar institucionet e Kosovës, që në ndërrimin e moteve punojnë, kur të tjerët festojnë.

EkoHigjiena

Para të pranishmëve, kryeministri Haradinaj, u shpreh: „Me vizitën këtu, tek ushtria e Kosovës, i përmbylla vizitat e zhvilluara gjatë ditës. Vizitova zjarrfikësit, Policinë e Kosovës dhe tash Ushtrinë e Kosovës. Qytetaret e Kosovës mund të pushojnë të qetë. Ushtria e Kosovës është në detyrë edhe sonte.“ Në fund, kryeministri Haradinaj të gjithë ushtarëve, nënoficerëve dhe oficerëve të FSK-së, ua uroj Vitin e Ri 2019.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.