DYLON

Shefi i Mbrojtjes i Malit të Zi gjeneral Dragutin Dakiq vizitoi Ministrinë e Mbrojtjes

Shefi i Mbrojtjes i Malit të Zi gjeneral Dragutin Dakiq vizitoi Ministrinë e Mbrojtjes
Avatar photo Redaksia

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, priti sot me ceremoni ushtarake shefin e shtabit të Forcave të Armatosura të Malit të Zi, gjeneral brigade Dragutin Dakiq. Më pas gjenerali Dakiq u prit në takime të ndara nga ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama.

Ministri Berisha e falënderoi gjeneralit Dakiq për angazhimin e Malit të Zi në KFOR dhe në Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në.

Më tej, Ministri i mbrojtjes u fokusua në bashkëpunimin rajonal dhe theksoi se duke pasur parasysh synimin tonë strategjik për anëtarësim në NATO, prioritet i yni është thellimi i bashkëpunimit më të gjitha vendet e rajonit që janë anëtare të NATO-s dhe ato që aspirojnë anëarësim në NATO duke qenë të bindur se paqja e përhershme arrihet me anëtarësimin e secilit shtet të rajonit në NATO. Gjenerali Dakiq falënderoi Ministrin Berisha dhe i percolli gatishmërinë e ministrit të mbrojtjes së Malit të Zi për thellim të mëtejmë të bashkëpunimit.

EkoHigjiena

Të dy shefat e ushtrive gjenerallejtënant Rama dhe gjeneral Dakiq dhe delegacionet e dy forcave zhvilluan një takim të përbashkët ku u diskutua për marrëdhëniet e mira bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë si dhe për nevojën e zgjerimit dhe avancimit të këtyre marrëdhënieve në të ardhmen.

Në takimin me gazetarë, komandanti i FSK-së dhe Shefi i Ushtrisë së Malit të Zi, u shprehën se Mali Zi dhe Kosova kanë marrëdhënie të mira në fushën e mbrojtjes dhe se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ndër të tjera, gjenerallejtënant Rama tha se synimi i Kosovës është anëtarësimi në NATO dhe integrimi në Bashkimin Evropian në përgjithësi, pra, Kosova synon të jetë pjesë e strukturave euroatlantike. Mali i Zi deri në anëtarësimin në NATO ka kaluar nëpër të njëjtën rrugë, prandaj çdo këshillë dhe përvojë nga Mali i Zi në këtë fazë të tranzicionit ka rëndësi të madhe për ne. Gjeneral Rama gjithashtu i ka ofruar edhe kapacitetet profesionale dhe specialistike të FSK-së si kontribut për bashkëpunimin bilateral dhe fqinjësor.

Shefi i Ushtrisë së Malit të Zi tha se Mali i Zi promovon idenë e integrimit të Ballkanit perëndimor në strukturat Euro-Atlantike dhe se ky është i vetmi qëllim që garanton paqe dhe stabilitet në këtë rajon. Ai theksoi se, duke ditur qëllimin strategjik të Kosovës për anëtarësim në NATO, Mali i Zi është plotësisht i gatshëm që t’ju japë mbështetje juve dhe shteteve tjera fqinje, në realizimin e këtij qëllimi, si në nivel bilateral dhe multilateral.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.