DYLON

Ministria Federale e Mbrojtjes e Gjermanisë dhuroi një grand prej 500 mijë eurosh për Ministrinë e Mbrojtjes të Kosovës

Ministria Federale e Mbrojtjes e Gjermanisë dhuroi një grand prej 500 mijë eurosh për Ministrinë e Mbrojtjes të Kosovës
Avatar photo Redaksia

Sot në Ministrinë e Mbrojtjes z. Faruk Geci, ushtrues i detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes dhe z. Christian Heldt, ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë nënshkruan Marrëveshje, me anë të së cilës Qeveria gjermane ndan një grand me vlerë 500,000€ (pesëqind mijë euro) për Forcën e Sigurisë së Kosovës, për blerjen e materialeve dhe pajisjeve mjekësore.

Me këtë rasat, sekretari i përgjithshëm z. Geci ka falënderuar ambasadorin gjerman z. Heldt dhe përmes tij Qeverinë dhe popullin gjerman për ndarjen e mjeteve financiare për Forcën e Sigurisë së Kosovës, përkatësisht për shërbimin mjekësorë të FSK-së, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë është duke dhënë për ndërtimin e kapacitetet të Forcës së Sigurisë të Kosovës.

Forca e Sigurisë e Kosovës, me fondin e dhuruar nga Qeveria gjermane, ka për qëllim të përmirësojë pajisjet e Qendrës Mjekësore të Forcës së Sigurisë të Kosovës, si dhe synon të sigurojë materiale dhe pajisje mjekësore që do të ndikojnë në ngritjen e kapaciteteve mjekësore dhe shërbimeve mjekësore në FSK.

EkoHigjiena

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës dhe Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë kanë marrëdhënie shumë të mira dypalëshe.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.