Portieri spanjoll Iker Casillas është liruar të hënën pasdite nga spitali, pas qëndrimit 5 ditorë ku iu nënshtrua intervenimit pas sulmit në zemër.
Ish portieri i Real Madridit, që tani mbron ngjyrat e Portos, kishte pësuar sulm gjatë stërvitjeve.
“Jam shumë falënderues dhe me fat. Kam ndjerë dashurinë dhe përkrahjen e të gjithëve. Dua të falënderoj të gjithë ata që u përkujdesën për mua” deklaroi Casillas.
Sa i përket vazhdimit të karrierës në futboll, spanjolli tha se ende nuk ka marrë ndonjë vendim, por me rëndësi është që ai shpëtoi.