DYLON

Klodian Duro do të jetë timonier i SC Gjilanit

Klodian Duro do të jetë timonier i SC Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Pasi i ndanë rrugët me trajnerin e deridjeshëm, Zekerija Ramadani, skuadra e futbollit SC Gjilani, ka angazhuar  trajner të ri, dhe ai është Klodian Duro.

“Drejtuesit dhe tekniku 45-vjeçarë kanë gjetur akordin për të filluar bashkëpunimin për edicionin 2023/24”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.

EkoHigjiena

Duro vjen me një eksperiencë si trajner i disa klubeve në kampionatin elitar të Kosovës dhe atë të Shqipërisë.

“Të gjithë në SC Gjilani urojnë shefin e ri të shtabit teknik, duke i dëshiruar shumë sukses në periudhën që pason, duke nisur nga garat ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e skuadrës gjilanase.

SC Gjilani po ashtu njofton se gjatë ditëve në vijim do të  njofotjë publikun edhe për më të rejat në kampin kuq e bardh.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.