DYLON

Kryetari Hyseni premton mbështetje për Klubin e Futbollit të femrave “Intelektualet”

Kryetari Hyseni premton mbështetje për Klubin e Futbollit të femrave “Intelektualet”
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me këshilltarin komunal, Arbër Musliun, kanë premtuar mbështetje për Klubin e Futbollit të femrave “Intelektualet”.

Kryetari Hyseni, tregoi se Klubi i Futbollit të femrave “Itelektualet” i mirëpritën për vizitë.

EkoHigjiena

“Bashkë me Arbër Musliun, asambleist në Kuvendin Komunal e dikur jendbollist, diskutuam për së afërmi me ekipin. Konfirmova edhe këtu përkushtimin tonë për mbështetje nga komuna për klubet e qytetit”, tha Hyseni.

Kreu i komunës më tej shtoi, se mbështetja për sportin e sidomos për gjeneratat e reja, nuk është vetëm përkrahje sportive. Për më tepër, sporti është edhe edukatë e kulturë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.