DYLON

SC Gjilani kryen stërvitjen e fundit para ballafaqimit me Ballkanin

SC Gjilani kryen stërvitjen e fundit para ballafaqimit me Ballkanin
Avatar photo Redaksia

SC Gjilani ka realizuar edhe provën e fundit gjenerale para duelit të së martës në Suharekë, ku do të ballafaqohet me liderin aktual në tabelë, Ballkanin.

Në një njofitm zyrtar të klubit gjilanas thuhet se disponimi ishte prezent në stërvitjen e fundit te futbollistët, të cilët janë të gatshëm edhe për këtë takim. Të gjithë futbollistët janë në dispozicion të stafit teknik duke përfshirë edhe Jamal Arago dhe Besir Ramadanin, të cilët munguan në ndeshjen e fundit për shkak të suspendimit të kartonëve.

EkoHigjiena

“Si asnjëherë më parë këtë edicion, grupi udhëton i kompletuar në udhëtimin drejt Suharekës, atje ku i pret kampioni në fuqi Ballkani”, thuhet në njoftim.

Në sfidën e parë kampionale të xhiros së dytë takimi në Gjilan  kundër këtij kundërshtari kishte përfunduar me rezultatin e barabartë 1-1.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.