DE-PHAZZ: Lumtunia – Kjo kangë t’hyn n’zemër si t’ia nis, me do akorde xhezi e ni vokal t’lezetshëm femëror.
Tema është lumturia, kërkimi i së cilës shpesh na çon në mjerim: lumturia është këtu dhe tash, jo diku tjetër për ta kërkuar.
Tu i skenu gjith’ ato kujtime
S’ka shansë me fjetë
Vegimet erdhën tepër fort
E barnat thjesht po dokën t’dob’ta
Man’ej ke kjo maqinë-faks
Që m’punojke n’kokë
Drita e m’jesit zbulon
Ven’e t’shprazta n’shtratin tem
video: DE-PHAZZ: Lumtunia
Jom tu lypë lumtuni
Ka’iherë tepër e verbën m’e pa
Se krejt ajo lypje e lumtunisë
Sigurisht domethanë mjerim
Qiri i darkës romantike
Tu vallëzu’ me faqe n’ekran
Interneti shpëtues me tela
M’i mban jastëkët të pastër
Nuk m’vyjnë password-at
Ma mirë çomi mrekullitë me email
Drita e m’jesit zbulon
Kiber-hap’sina n’shtratin tem
Jom tu lypë lumtuni
Ka’iherë tepër e verbën m’e pa
Se krejt ajo lypje e lumtunisë
Sigurisht domethanë mjerim
/Ridvan Bunjaku/