DYLON

MKRS: Dy suksese të reja të filmave nga Kosova

MKRS: Dy suksese të reja të filmave nga Kosova
Avatar photo Redaksia

Filmi i metrazhit të gjatë artistik “Toka brenda meje” me regji nga Fisnik Maxville, ka fituar çmimin “Filmi më i mirë debutant” në festivalin e filmit Tallin Black Nights në Estoni, njërin prej festivaleve më të mëdha të filmit në Evropën Veriore, njëherit edhe festival i kategorisë “A”, i mbajtur përgjatë datave 11-27 nëntor 2022, njofton Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).

“Toka brenda meje” është realizuar me mbështetjen e Qendrës Kinematografike të Kosovës, Federal Office for Culture, Cinéforom, Loterie romande, Media Desk Suisse, Suissimage dhe FOCAL, në bashkprodhim me RTS Radio Télévision Suisse.

EkoHigjiena

Kurse filmi, “Nëntor i ftohtë” me regjisor Ismet Sijarinën, producent Fatmir Spahiun, skenar nga Ismet Sijarina dhe Arian Krasniqi, është bërë pjesë e Netflix International, shërbimit të transmetimit të shfaqjeve televizive, filmave, animacioneve, dokumentarëve, dhe shumë produkteve të tjera kinematografike.

Gjithmonë krenarë me punën e artistëve e filmbërësve tanë që janë shndërruar në ambasadorët më të mirë të shtetit tonë.

Urime të dy ekipeve të filmit dhe gjithë komunitetit kinematografik të Kosovës,  thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.